Kryetari i komunës së Çashkës, Suart Shaqiri gjatë ditës së sotme ka pranuar një traktor në kuadër të bashkëpunimit me Qendrën për Zhvillimin e Rajonit Planor të Vardarit dhe Byronë për Zhvillim Rajonal, mekanizëm ky që do të ndihmoj për kositjen e barit dhe pastrimin e vegjetacionit. Kjo pajisje do të ndihmojë në rritjen e efikasitetit të NP „Topollka“ dhe në mirëmbajtjen e rregullt të infrastrukturës rrugore, shkruan Top24


