Afrim Gashi për 23 Tetorin: Të bashkuar rreth interesave të përbashkëta, ndërtojmë një shtet për të gjithë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar qytetarët me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, duke theksuar rëndësinë e unitetit, respektit të ndërsjellë dhe vlerave evropiane.

Në urimin e tij, Gashi rikujton se kjo datë simbolizon qëndrueshmërinë, guximin dhe përpjekjet e brezave të kaluar për liri, dinjitet dhe shtetësi të pavarur.

Ai thekson se shënimi i kësaj dite nuk është vetëm një mundësi për të kujtuar të kaluarën, por edhe për të riafirmuar përgjegjësinë e përbashkët për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të qëndrueshme dhe të begatë.

“Vetëm të bashkuar rreth interesave të përbashkëta dhe duke respektuar dallimet, mund të ndërtojmë një shtet ku çdo qytetar të ndihet i barabartë, i sigurt dhe i respektuar”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.