Qelizat e gjakut kthehen në neurone, eksperiment i suksesshëm te një 80-vjeçar

Qeliza të moshuara gjaku janë riprogramuar dhe kthyer në neurone të reja. Kjo është arritja e fundit e shkencës, në përpjekjen e radhës për të studiuar procesin molekular të rinimit. Eksperimenti i kryer këtë herë ka konsistuar në marrjen e qelizave të gjakut të një 80 vjeçari, janë riprogramuar në qeliza staminale me moshë molekulare më të vogël se 20 vjeç, nga të cilat më pas janë përftuar neurone. Rinimi shpjegon grupi i punës, ishte një proces i ngadaltë dhe për këtë po vijojnë studimet për të zbuluar faktorët që ndikojnë në përshpejtim ose ngadalësim të procesit.

Për të arritur riprogramimin e qelizave, kërkuesit kanë përdorur faktorë që i kanë shtyrë qelizat të lexojnë ndryshe instruksionet gjenetike, në mënyrë që të ndryshojnë një tjetër rrugë zhvillimi.

Në studime të mëparshme është treguar që kur qelizat e konvertuara në neurone janë implantuar tek kaviet, kanë krijuar lidhje me neuronet ekzistuese në trurin e tyre. Kjo është hera e parë që një studim anashkalon stadet e ndërmjetme të kalimit të qelizave të gjakut në qeliza staminale neurale, duke eliminuar stadin e qelizës pluripotente, dhe në mënyrë të ngadaltë e natyrale, duke e monitoruar për 100 ditë.