Në ditën e 15 të protestës, protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave të Rruga e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit.
Ky është incidenti i parë i raportuar gjatë ditës së sotme, teksa kanë kaluar dy orë nga grumbullimi i protestuesve te Ministria e Arsimit.
“Është shënuar incidenti i parë apo aksioni i parë i protestuesve në ditën e 15 të protestës. Pas ndezjes të zjarrit me disa kartona që i grumbullonin nga rrugicat në rrugën e Durrësit, disa të rinj kanë sjellë dy kazanëve me mbeturina dhe u kanë vënë flakën përballë Ministrisë së Arsimit. Në fillim ishte një prej koshave, koshi me ngjyrë jeshile. Dhe tashmë është krijuar dhe një re e zezë tymi në rrugën e Durrësit tek Ministria e Arsimit, pasi po digjet edhe plastik. Kjo është situata. Tashmë koshat e mbeturinave janë kryefjalë e kësaj proteste ku të gjithë rreth tyre dikush edhe ngrohet, të tjerë bëjnë fotografi për t’i postuar në media sociale”, raporton gazetari i A2 CNN.
Sipas tij djegia e koshave të mbeturinave është shoqëruar edhe me thirrjet: Kështu do të digjet edhe diktatura”.


