Dauti:Parandalohet kontrabandimi i barnave me vlerë prej 336 mijë denarësh

Dauti:Parandalohet kontrabandimi i barnave me vlerë prej 336 mijë denarësh

Dauti:Parandalohet kontrabandimi i barnave me vlerë prej 336 mijë denarësh

Shëndeti i qytetarëve është mbi gjithçka dhe nuk duhet të rrezikohet nga tregtia e paligjshme e barnave.

Ekipet mobile të Doganës, në pikën kufitare të Bogorodicës, kanë parandaluar një tentativë për kontrabandimin e 29 flakonëve të barit „Xgeva“, që përdoret në trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje, me vlerë rreth 336 mijë denarë. Gjatë rastit janë zbuluar edhe 29 kuti dhe 30 etiketa vetëngjitëse, të fshehura në kutinë e ndihmës së parë brenda një autobusi.

Barnat transportoheshin në kundërshtim me procedurat e përcaktuara për importin dhe transportin e tyre. Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj personit të dyshuar.

Vetëm gjatë këtij viti, Dogana ka sekuestruar mbi 30.000 njësi barnash në raste të lidhura me kontrabandën.

Përtej shkeljes së ligjit, tregtimi dhe transportimi i pakontrolluar i barnave paraqet rrezik serioz për shëndetin e njerëzve. Barnat duhet të ruhen dhe të transportohen sipas kushteve të përcaktuara, në mënyrë që të garantohet siguria dhe cilësia e tyre.

Dogana vazhdon angazhimin për mbrojtjen e shëndetit publik, zbatimin e ligjit dhe parandalimin e çdo forme të kontrabandës që rrezikon qytetarët.

Messenger creation 9027A17F 4F52 4A14 9333 FD02E011FE7C Messenger creation DA8DB211 14AD 4039 A582 13E8170F68C8 Messenger creation 8A9CDCAB 48A5 4FC1 8472 D57BDB1D96D3 Messenger creation 9754CC81 E826 4403 8893 AB427E744307