Ashtu si dje, edhe sot Rama nxori në shesh karriget për dialog dhe protestuesit bënë të njëjtën gjë, duke refuzuar dialogun dhe hedhur tutje karriget.
Ndryshe nga pjesa dërrmuese, një protestuese është shfaqur pro dialogut me Ramën, çka edhe ka krijuar një përplasje me pjesën tjetër të të pranishmëve.
Zonja shihet të debatojë me pjesën tjetër të të pranishmëve me tone të larta.


