Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, pas episodeve të dhunës dhe dëmeve të shkaktuara gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë.
Gjatë takimit, Rama u ndal te masat që qeveria synon të ndërmarrë për të lehtësuar problematikat e strehimit, veçanërisht për studentët dhe çiftet e reja.
“Ligji për strehimin social dhe të përballueshëm është ligj i ri që adreson edhe problematikën e studentëve dhe e adreson, sepse që në programin e qeverisë dhe një muaj më parë materializuam këtë draft, duke krijuar një qasje krejt të re në raport me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë e studentëve për të paguar pa u marrë frymën prindërve qiratë në Tiranë. Qeveria do të futet për të paguar 50% të qirasë së studentëve që plotësojnë kriteret e vendosura.


