Ndërron jetë Salajdin Abdullau, një nga arsimtarët e parë të Tetovës

Është ndarë nga jeta Salajdin Abdullau, një nga arsimtarët e parë të Tetovës. Largimi i tij sjell dhimbje për familjen, ish-nxënësit dhe kolegët, të cilët e kujtojnë me respekt për përkushtimin ndaj arsimit dhe edukimit të brezave.

Me ndarjen e tij nga jeta, Tetova humb një nga arsimtarët e brezit të hershëm, ndërsa arsimi një njeri që ia kushtoi punën e tij shkollës. Kujtimi për të do të jetojë te brezat që mësoi dhe te respekti që la pas.

Varrimi bëhet sot pas namazit të iqindisë.