Dyshohet se prodhonte dhe shpërndante pornografi me fëmijë / Kallëzim penal ndaj 42-vjeçarit në Ohër, sekuestrohen pajisje dhe materiale

Sektori për Kriminalitet Kompjuterik pranë SPB-së së Ohrit ka ngritur kallëzim penal ndaj një 42-vjeçari me inicialet A. D., nën dyshimin për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë, vepër e dënueshme sipas Kodit Penal.

Më 20 tetor, pas marrjes së urdhrit gjyqësor, policia kreu bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, në koordinim me Sektorin për Kriminalitet Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë kontrollit u sekuestruan një kompjuter desktop dhe video me përmbajtje të dyshuar të pornografisë me fëmijë. I dyshuari u privua nga liria, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake i caktoi 30 ditë paraburgim.