Maqedonët po bëjnë gjithçka për të ndalur shqiptarët në Bërvenicë?“ – Thirrje e fortë para zgjedhjeve

Një mesazh i publikuar në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës ka shkaktuar reagime, pasi në të bëhet thirrje e drejtpërdrejtë ndaj maqedonasve që të votojnë kundër një partie shqiptare.

Në posterin e publikuar shkruhet: „Thirrje për të gjithë maqedonasit në Komunën e Bërvenicës! Në zgjedhjet lokale rrethoni numrin 1! Për BDI-në nuk ka vend në Bërvenicë“.

Mesazhi vjen në një komunë ku përfaqësimi politik shqiptar është pjesë e garës zgjedhore. Në zgjedhjet e vitit 2025, koalicioni i udhëhequr nga BDI mori 15.74% të votave për kryetar, ndërsa VLEN 27.73%.

Për zgjedhjet e parakohshme të 18 tetorit 2026, në listën e votuesve në Bërvenicë janë të regjistruar 16.256 votues.

Mesazhi në poster po shihet nga disa si pjesë e përpjekjeve për të mobilizuar votën maqedonase kundër subjekteve shqiptare në Bërvenicë, duke e kthyer garën zgjedhore edhe në një përplasje rreth ndikimit politik shqiptar në komunë.