Një përgjegjës turni në pikën kufitare të Jazhincës dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi lejoi një shofer të vazhdonte rrugën pa e gjobitur, ndonëse automjetit i kishte skaduar leja e qarkullimit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 27 qershor 2026, polici me inicialet A.Ll. nuk shqiptoi gjobën prej 100 eurosh, megjithëse një zyrtar tjetër kishte konstatuar se leja e qarkullimit kishte skaduar prej më shumë se 30 ditësh.
Në vend që ta përjashtonte automjetin nga qarkullimi, përgjegjësi i turnit e lejoi shoferin të vazhdonte rrugën.
Sektori i Kontrollit të Brendshëm ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për dyshime për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.
Ndaj policit do të iniciohet edhe procedurë disiplinore, ndërsa është paralajmëruar propozimi për pezullimin e tij nga puna deri në përfundim të procedurës.


