Cristiano Ronaldo mungonte, por emri i tij ishte sërish në qendër të vëmendjes në Danimarkë–Portugali. Rasmus Hojlund shënoi golin e dytë të danezëve në barazimin 2-2, duke mposhtur Diogo Costan me një “chip” elegant pas asistit të Damsgaard.
Menjëherë pas golit, sulmuesi i Napolit festoi në mënyrën më të famshme të Cristiano Ronaldos: “SIUUU!” Një homazh për idhullin e tij, që këtë herë nuk ishte në fushë. Pas ndeshjes, Hojlund shpjegoi gjestin: “Doja t’ia kushtoja golin idhullit tim, Cristiano, për gjithçka që po kalon në këtë periudhë të karrierës së tij. Ai ka dhënë kaq shumë për futbollin dhe unë kam vetëm respekt për të.”



