Forca të shumta policore në Radiovcë (FOTO)

Forca të shumta policore janë vërejtur në fshatin Radiovcë të Komunës së Bërvenicës, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen këtë të diel.

Sipas fotografive që ka siguruar TS, në fshat shihet një numër i madh i pjesëtarëve të policisë.

Prania e shtuar policore vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur në Komunën e Bërvenicës pritet një garë e fortë mes kandidatit të AKI-së dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me arsyen e pranisë së shtuar të forcave policore në Radiovcë.