Flakë në disa institucione, tym e gaz lotsjellës/ Parlamenti në “shënjestër” të protestuesve

Protesta e studentëve në Tiranë e cila ka nisur që prej orën 09:00 ,vijon ende. Qytetarët kanë zhvilluar protesta në disa akse kryesore të vendit. Protestuesit i vunë flakën disa institucioneve në kryeqytet.

Gjithashtu studentët janë zhvendosur edhe te Parlamenti.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë ndërhyrë dhe kanë vijuar shoqërimet pranë qendrës. Më herët studentët i vendosën flakën Ministrisë së Drejtësisë.