Big Brother VIP Kosova: Çfarë na pret në sezonin e ri?

Edicioni i pestë i spektaklit më të ndjekur në Kosovë, “Big Brother VIP”, është gati të fillojë, dhe përgatitjet janë në fazën përfundimtare.

Moderatori Alaudin Hamiti ka ndarë me ndjekësit e tij një informacion interesant në Instagram, duke njoftuar se xhirimet e klipeve promovuese për këtë sezon të ri janë përfunduar me sukses.

Producentja Olsa Muhameti ka rritur edhe më shumë kureshtjen e publikut me një fotografi të publikuar së bashku me Hamitin, duke shkruar se dita e nisjes po afron.

“Po afrohet dita… Ndërkohë, përgatitjet vazhdojnë. Mezi pres të nisim një tjetër sezon të jashtëzakonshëm të Big Brother VIP Kosova”, ka thënë Muhameti në postimin e saj.

Një nga temat më të diskutuara është lista e personazheve që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në vend. Producentja ka zbuluar se janë përzgjedhur 25 kandidatë, ndërsa numri përfundimtar i banorëve pritet të jetë rreth 20.

Sa i përket datës së fillimit, Muhameti ka shprehur dëshirën që spektakli të nisë në muajin tetor, megjithatë, janë përmendur edhe mundësi të tjera, përfshirë nëntorin.

Ende nuk ka një datë zyrtare për premierën, ndërsa emrat e banorëve mbahen të fshehtë, duke rritur kështu misterin rreth këtij edicioni.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është mungesa e moderatores Jonida Vokshi, e cila pas katër edicioneve të mëparshme nuk do të jetë më pjesë e këtij sezoni.

Alaudin Hamiti do të vazhdojë të drejtojë spektaklin, ndërsa publiku është në pritje të njoftimit zyrtar për fillimin dhe surprizat që do të sjellë ky edicion të ri.