Deri më 29 shtator, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 71 raste të etheve të Nilit Perëndimor, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Prej tyre, 66 janë raste të konfirmuara, ndërsa pesë konsiderohen të mundshme.
Numri më i madh i rasteve është në Shkup – 63, prej të cilave 48 në qytet dhe 15 në komunat përreth.
Në Veles janë regjistruar tre raste, dy në qytet dhe një në Çashkë. Nga një rast është evidentuar në Kavadar, Rosoman, Kumanovë, Sveti Nikollë dhe Tetovë. Rasti në Rosoman është i pari i regjistruar në këtë komunë.


