Sistemi “Safe City” së shpejti do të identifikojë dhe gjobisë edhe motoçiklistët që drejtojnë pa kaskë, njoftoi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.
Sipas MPB-së, kontrollet ndaj motoçiklistëve dhe drejtuesve të mopedëve janë intensifikuar, veçanërisht për shpejtësinë, patentën dhe përdorimin e kaskës.
Toshkovski tha se në nëntë muajt e parë të vitit janë shënuar 33 viktima më pak në trafik, ndërsa numri i të lënduarve është ulur me rreth 19 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Me përdorimin e inteligjencës artificiale, “Safe City” synon të zbulojë gjithnjë e më shumë shkelje dhe të rrisë sigurinë në trafik.


