“Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron pranë në këto momente

Mbrëmjen e sotme ka nisur sezoni i ri i emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel. Në tryezë janë ulur katër bashkëmoderatore. Ori Nebijajt dhe Ema Andreas i janë bashkuar Selin Bollati dhe Orinda Huta.

Sipas saj, ne jemi shoqëri hipokrite pasi nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Ajo shtoi se ne nuk mund të bëhemi shoqëri mendjehapur në ekstrem, duhet të jemi me parimet e kulturës sonë.

Pjesë nga biseda:

Selin: Kujtojmë rastin e Beatriks kur u kryqëzua pafundësisht në “Big Brother”. Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Betatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë. Ndërsa për këto gra nuk duhet të themi gjë se nuk bie morali tek ato.

Orinda: Nuk mund ti paralelizojmë, se kryqëzuam Beatriks nuk mund t’a bëjmë edhe tani, a nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?

Selin: Duhet të jemi si parimet e kulturës sonë

Orinda: Nuk është vijë e drejtë jeta

Selin: Nuk mund të bëhemi mendje hapur deri në ekstrem

Orinda: Pse duhet të gabojmë me këto gra?

Selin: Nuk po themi që ti kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi. Që janë pala e tretë në një marrëdhënie. Sipas bashkëshortes së Hilës, ka qenë një familje e mirë, nuk kanë qenë të ndarë. Me informacionet që kam, bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron shumë afër në këto momente.

Orinda: Ndoshta se marrëdhënia mund të jetë ndërtuar e tillë, nuk mund të futemi në shtëpi.

Selin: E kam dëgjuar shumë se është gabim, po nuk janë në moshën e adoleshencës t’a quash gabim. Po flasim për një zotëri që është 56 vjeç.

Ori: Është i sëmurë ai personi