Dita e parë e vjeshtës solli pamje dimërore në Pelister, ku sot në pjesët më të larta të malit ranë reshjet e para të borës.
Pas rënies së temperaturave gjatë orëve të fundit, majat e Pelisterit u zbardhën, ndonëse nga fillimi kalendarik i dimrit na ndajnë ende pothuajse tre muaj.
Reshjet e para të borës krijuan një pamje mbresëlënëse në një nga masivet malore më të njohura në vend.


