Bekim Sali dhe Hristijan Mickoski takohen me kryeministrin slloven në Nju Jork

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, kanë zhvilluar takim dypalësh me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša, në kuadër të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski realizuam takim dypalësh me Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša.

Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ekonomik, si dhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

E vlerësojmë lart mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për procesin tonë të integrimit evropian. Partneriteti dhe bashkëpunimi me miqtë tanë sllovenë mbeten të rëndësishëm për stabilitetin, zhvillimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit”, ka shkruar Sali.