Lëvizja Populli e Skender Rexhepi themelon degën në komunën e Dollnenit

Lëvizja Populli e drejtuar nga deputeti Skender Rexhepi sot ka themeluar degën e saj edhe në komunën e Dollnenit ku kuvendarët për kryetar të degës e zgjodhën Mevludin Ibrahimi, shkruan Top24

Lëvizja POPULLI nga sot edhe me degën e saj në Komunën e Dollnenit!
Në një atmosferë të ngrohtë vëllezërore dhe me pjesëmarrje të anëtarëve dhe përkrahësve tanë, u themelua dega e Lëvizjes POPULLI për Komunën e Dollnenit.
Për kryetar të degës u zgjodh Mevludin Ibrahimi, të cilit i urojmë suksese dhe punë të mbarë në organizimin dhe fuqizimin e Lëvizjes POPULLI në Dollnen.
Dollneni po ndryshon me POPULLIN!