Të dielën në Çellopek promovohet kandidati i AKI-së për kryetar të Bërvenicës, Arkin Jahiji

Të dielën, më 27 shtator 2026, do të zhvillohet promovimi i kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.

Promovimi do të mbahet në Shkollën Fillore Periferike „7 Marsi“ në Çellopek, duke filluar nga ora 19:00.

Përmes këtij aktiviteti, Aleanca Kombëtare për Integrim fton qytetarët të marrin pjesë në takimin promovues të kandidatit të saj, në kuadër të angazhimit për zgjedhjet lokale.

Postimi plotë :

Të dielën, bëhemi bashkë për promovimin e kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.

🗓️ e diel (27 shtator 2026)
🕖 19:00
📍 Sh.F. Periferike “7 Marsi” – Çellopek

BASHKË PËR BËRVENICËN!
#ArkinJahiji