Suat Shaqiri: Programi i Arkin Jahijit dëshmon gatishmërinë e tij për një Bërvenicë moderne dhe të zhvilluar

Kryetari i komunës së Çashkës, Suat Shaqiri gjatë ditës së djeshme ishte në komunën e Bërvenicës në mbështetje të kandidatit të AKI-së, Arkin Jahiji për të cilin theksoi se e njeh më shumë se një dekadë dhe si i tillë beson se progarmi që ka përgadit është dëshmi se ai është gati të filloj me punë për një Bërvenicë moderne dhe të zhvilluar, shkruan Top24

“Në mbështetje të Arkinit!
Duke e njohur Arkinin prej më shumë se një dekade, kam pasur mundësinë ta njoh nga afër karakterin, përkushtimin dhe seriozitetin e tij.
E njoh si vëllau vëllain dhe pikërisht për këtë arsye, besoj me bindje se ai është personi i duhur për Bërvenicën dhe për të gjithë qytetarët e saj.” shkruan kryetari i Çashkës, Suat Shaqiri.