Lëshohet në përdorim konvikti studentor „Stiv Naumov“

Në konviktin e rikonstruktuar studentor “Stiv Naumov” në Shkup, i cili ka kapacitet prej 1.150 shtretër, ka kushte evropiane. Ajo që studentët duhet të bëjnë është vetëm t’i përkushtohen mësimit, t’i përfundojnë studimet, sigurisht, dhe më tej të përparojnë, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i cili së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, mori pjesë në lëshimin në përdorim të konviktit.

Ai thotë se ka probleme, se si Qeveri kanë trashëguar shumë prej tyre, siç shprehet ai, mijëra, por se çdo ditë zgjidhin nga një problem.

“Ja, sot jemi këtu për të marrë pjesë në këtë pamje vërtet të mrekullueshme, në konviktin studentor „Stiv Naumov“. 1.150 studentë këtu do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre studentore. Praktikisht, kushtet që i kanë sot janë vërtet, siç thanë disa nga folësit paraprak, ndër më të mirat në rajon, mbase edhe më gjerë. Vërtet kemi kushte evropiane, ajo që ata duhet të bëjnë është vetëm t’i përkushtohen mësimit, t’i përfundojnë studimet”, tha Mickoski.

Ajo, theksoi ai, që si Qeveri bëjnë, ndërsa disa të tjerë rrinë anash dhe vetëm kritikojnë pa argumente, është realizimi i projekteve dhe korrigjimi i lëshimeve dhe gabimeve nga e kaluara, të cilat, për fat të keq, janë me mijëra.

“Punojmë sipas prioriteteve, punojmë në bazë të mundësive që i kemi në dispozicion. Falënderim i madh për partnerët tanë, Bankën Gjermane për Zhvillim, Bashkimin Evropian, falënderim i madh për kolegët nga Qeveria, për të punësuarit në qendrën studentore, në konviktin studentor këtu, për durimin. Tani do të kemi 1.150 shtretër të rinj, kapacitet që deri më tani nuk e kishim. Në fund të këtij muaji, muajin e ardhshëm, presim të lëshohet në përdorim edhe konvikti i dytë studentor, kështu që në një moment do të kemi edhe më shumë se 1.500 shtretër në dispozicion për studentët, të cilët deri tani nuk i kishim dhe që do të kenë kushte evropiane, siç tha edhe Ambasadori i BE-së, z. Rokas – state of art”, theksoi Mickoski gjatë vizitës.