Osmani takon ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council, ku është takuar me ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark.

Ata kanë ndarë edhe një përqafim të ngrohtë së bashku.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Pos tjerash, ajo ka shprehur mirënjohjen për mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ishte kënaqësi të flasë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council dhe t’i falënderoj mërgatën tonë në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.