NPK-Tetova e pa ndalshme, me përkushtim çdo ditë për qytet të pastër për të gjithë, Bislimi me apel!

NPK-Tetova-Tetovë për më shumë se tre muaj nën organizimin  e drejtori Samet Bislimi përmes një plan-programi të mirëorganizuar për pastrimin, larjen, krasitjen dhe mirëmbajtjen e haspirave publike në gjithë rrugët, lagjet dhe paralagjet e qyteti, shkruan Top24

Gjatë ditës së sotme ka vazhduar angazhimi i NPK-së për largimin e deponimi ilegale, pastrimin dhe kositjen e rrugëve në qytet për të siguaruar një ambient të pastër dhe të dinjitetshëm për të gjithë. Drejtori i kësaj Ndërmarrje Samet Bislimi edhe një herë apelon qytetarët që të mos hudhin mbetjet inerte afër kontenjerëve por të kontaktojnë në numrin e NPK-së dhe po ashtu ka apeluar që krasitjet e drunjëve në obore të mos i hudhin në rrugë, kontenjere apo afër tyre.

“Shrytëzoj rastin që të gjithë së bashku me qytetarët të bashkëpunojmë ngushtë për të ngritur pastërtinë në qytet. Apeloj tek secili qytetarë veçmas që mbetejet e inerte si pllaka, paisje sanitare, beton, degë të drunjëve të krasitur dhe të ngjajshme të mos i hudhin në kontenjer apo pranë tyre por të kontaktojnë NPK-Tetova që së bashku të kemi një vend të pastër dhe të dinjitetshëm” tha Samet Bislimi.

Bislmi më tej shton se ekipet e Ndërmarrjes Publike Tetova-Tetovë do vazhdojnë të jenë me kapacitet të plotë sipas dinamikës në gjithë qytetin.