SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër L.A. (35) nga rrethina e Shkupit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 24.12.2025, gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë e të kallëzuarit, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.D. (35) nga Dellçeva, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 04.09.2026, para një hoteli në Dellçevë, i kallëzuari ka sulmuar fizikisht dy të mitur.
Më 18.09.2026, në orën 14:00, SPB Shkup është njoftuar se në autostradën “Nëna Tereza”, pranë kryqëzimit “Mirkovc”, një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.A. (20) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin S.B. (63) nga Shkupi. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 18.09.2026, rreth orës 09:00, në pikën kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria L.M. (44) nga Rumania, pasi gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se kishte paraqitur për kontroll patentë shoferi të falsifikuar për automjetin e udhëtarëve “Mercedes” me targa spanjolle, me të cilin kishte udhëtuar. Ai i është dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për veprime të mëtejshme.
Më 18.09.2026, SPB Veles është njoftuar se rreth orës 20:55, në kryqëzimin e rrugëve “Lublanska” dhe “Kosturska” në Veles, një automjet udhëtarësh “Polo” me targa të Velesit, i drejtuar nga B.I. (50) nga Velesi, ka goditur një të mitur 14-vjeçar. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Një ekip hetimor i SPB Veles ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 18.09.2026, në orën 22:15, në Demir Kapi, nëpunës policorë të Zyrës Policore Demir Kapi e kanë privuar nga liria S.K. (65) nga Prilepi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të një gruaje 29-vjeçare nga Demir Kapia, se në një park në Demir Kapi, djali i saj 13-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga një person mashkull. Janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Negotinë dhe, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 18.09.2026, në orën 22:15, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria S.R. (26) nga fshati Drenovë, rrethina e Kavadarit, lidhur me ngjarjen e datës 16.09.2026, kur një 24-vjeçare nga Velesi kishte denoncuar se në rrugën “Boshko Zlatanov” në Veles, një person mashkull e kishte prekur në trup. Me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, është realizuar bastisje në shtëpinë në Veles ku qëndronte S.R., me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar sende të ndryshme. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.
Më 18.09.2026, në orën 20:45, SPB Tetovë është njoftuar se në fsh. Sërçinë, një 15-vjeçar nga ky fshat, duke drejtuar një motoçikletë “Hamachi” pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Me këtë rast, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në orën 23:35, ai është privuar nga liria në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, përkatësisht për shkak se kishte drejtuar motoçikletën pa patentë shoferi, ndërsa motoçikleta është konfiskuar. Pas dokumentimit të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse.
Më 19.09.2026, në orën 00:45, në Shtip, nëpunës policorë të Stacionit Policor Shtip e kanë privuar nga liria B.M. (28) nga Shtipi. Më herët, ndërsa ishte i angazhuar për punë në një objekt hotelierik në Shtip, pas një debati verbal me të punësuarit e këtij objekti, ai ka sulmuar fizikisht partneren e tij S.M. (29) nga Shtipi, e cila gjithashtu punonte në objekt. Gjithashtu, B.M. e ka kërcënuar një zyrtar policor, i cili po kryente veprime zyrtare. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 18.09.2026, në orën 10:20, nëpunës policorë të SP Tetovë, në fsh. Bërvenicë, duke vepruar sipas aktvendimit gjyqësor të Gjykatës Themelore të Tetovës, e kanë arrestuar S.Z. (43) nga fsh. Bërvenicë, për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një vjet, për kryerje të veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Ai është dërguar në INP Burgu Tetovë për vuajtjen e dënimit me burg.
Në SPB Shkup, Sh.A. (39) nga Shkupi ka denoncuar se më 16.09.2026, në fsh. Ognjanc, rrethina e Shkupit, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga D.G. (19). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.09.2026, në orën 03:35, në Shkup, në zonën e Komunës së Aerodromit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë arrestuar D.T. (31) dhe I.G. (27), të dy nga Kavadari, pas denoncimit paraprak se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike, ndërsa D.T. ka dëmtuar edhe një automjet zyrtar policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 19.09.2026, në orën 00:45, në SPB Shkup, një grua 42-vjeçare ka denoncuar se më 18.09.2026, ish-bashkëshorti i saj I.P., me anë të thirrjes telefonike përmes vajzës së tyre të mitur, i ka bërë kërcënime asaj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 18.09.2026, në orën 14:00, në SPB Shkup, një grua 44-vjeçare ka denoncuar se më 16.09.2026, në zonën e Kisella Vodës, ish-bashkëshorti i saj D.Ç. (48) i ka bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 18.09.2026 në orën 19:50, te rrethrrotullimi në bulevardin “Turistiçka” me rrugën “Abas Emin” në Ohër, u privua nga liria D.G. (41) nga Ohri, i cili duke drejtuar një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Ohrit, e ka goditur D.J. nga fsh. Leshan, komuna e Debërcës. Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 18.09.2026 në orën 20:00, në SPB Ohër është ndaluar S.K. (28) nga Ohri, pas një kallëzimi të mëparshëm se te rrethrrotullimi në bulevardin “Turistiçka” me rrugën “Abas Emin” në Ohër, ai e ka sulmuar me një send metalik D.J. (38) nga fsh. Leshan, komuna e Debërcës. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj sulmuesit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 19.09.2026 në orën 03:50 në një fshat afër Strugës, nëpunësit policorë ndaluan B.D. (44), pas denoncimit të mëparshëm se ai dhe një anëtar tjetër i familjes kishin sulmuar fizikisht gruan e tij. B.D. gjithashtu është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët po ndërmerrnin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 18.09.2026 në orën 20:20, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria S.A. (36) nga Kriva Pallanka, sepse nuk e ka respektuar aktvendimin e gjykatës me masa për të mos iu afruar ose shqetësuar ish-gruan e tij dhe e ka sulmuar fizikisht. Ai u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 18.09.2026 në orën 15:05 në NJPB Dellçevë, nga Ndihma e Shpejtë mjekësore Dellçevë u njoftua se tek ata ishte sjellë për ofrimin e ndihmës mjekësore S.N. (73) nga Dellçeva. Sipas denoncimit, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në shtëpinë familjare në Dellçevë. U krye inspektim.
Më 18.09.2026 në orën 21:20 në SPB Shkup, L.D. (36) nga Manastiri denoncoi se në zonën e Gjorçe Petrovit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes vete, është sulmuar fizikisht nga S.B. (41) nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 17.09.2026 rreth orës 09:30 në SPB Shkup, I.S. (51) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Karposhit, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër, të dy nxënës në shkollën e mesme të njëjtë. Po merren masa për sqarimin e rastit.
Më 19.09.2026 rreth orës 04:30, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Karposhit, një automjet pasagjerësh “Toyota” me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik dhe një automjet pasagjerësh “Hyundai” me targa të Shkupit, në pronësi të V.S., janë djegur. Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit. Nuk ka të lënduar. Është kryer inspektim dhe po merren masa për sqarimin e rastit.
Më 18.09.2026, në orën 20.40 në SPB Strumicë A.J. (59) ka denoncuar se në Strumicë ishte sulmuar fizikisht nga Q.J. dhe djali i tij, ndërsa ishte përdorur edhe një send i fortë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.


