Bukuri natyrale që të lë pa fjalë, Trixa mahnit me pamjen e fundit

Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj ka publikuar një fotografi të re në Instagram, ku shfaqet me një pamje elegante dhe grim të kuruar.

Në postim, Beatrix shfaqet e veshur me të zeza dhe me flokët e lëshuar, ndërsa krahas fotografisë ka shkruar me humor: “just trying to serve face, not break it”.

Postimi ka marrë vëmendje nga ndjekësit, ndërsa këngëtarja vazhdon të ndajë me publikun momente nga përditshmëria dhe paraqitjet e saj në rrjete sociale. /Indeksonline/