Alarm te Reali, Valverde humbet sfidën me Romën

Real Madridi do të duhet të bëjë pa kapitenin Federico Valverden në ndeshjet e ardhshme, pasi mesfushori uruguaian ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës.

Valverde u detyrua të largohej nga fusha pas një përplasjeje të fortë me Kang In Lee. Ekzaminimet mjekësore të kryera pas ndeshjes kanë konfirmuar shkallën e dëmtimit.

Futbollisti i Realit është diagnostikuar me një ndrydhje të shkallës së tretë në kyçin e këmbës së majtë. Sipas vlerësimeve fillestare, Valverdes i nevojiten të paktën tri javë për t’u rikuperuar.

Ky dëmtim është një goditje e rëndësishme për skuadrën e Xabi Alonsos, veçanërisht për shkak të ngarkesës së ndeshjeve që e pret pas pushimit të kombëtareve.

Nëse rikuperimi nuk ecën jashtëzakonisht shpejt, Valverde do të mungojë edhe në përballjen e Champions League kundër Romës, e programuar të zhvillohet në “Olimpico”.

Kapiteni uruguaian është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Realit dhe mungesa e tij i shton problemet skuadrës madrilene në një periudhë të ngjeshur të sezonit.