Mourinho në ‘syrin e ciklonit’, mediat e sulmojnë: Pak muaj më parë thoshte të njëjtën gjë për Realin e Madridit

Jose Mourinho dhuroi ‘spektaklin’ e radhës në konferencën për shtyp. Tani gjithçka ndodhi pas derbit të Madridit mes Atleticos dhe Realit duke shkaktuar polemika të forta në Spanjë që ende nuk po shuhen.

‘Mjaft më me presione ndaj arbitrave’-shkruante ‘El Mundo Deportivo’ në faqen e saj të parë duke vijuar postimin e bërë në rrjetet sociale nga Atletico Madrid. Nuk mbetet prapa as e përditshmja tjetër ‘Sport’ që shkruan ‘Spektakël i shëmtuar’. Teza e të dyja këtyre të përditshmeve, që është e ndarë nga shumë media sportive në tokën iberike, është e njëjta: ‘Mourinho përdor këto justifikime për të fshehur startin më të dobët të sezonit të Los Blancos në sezonet e fundit dhe që të mos flitet për gjendjen aspak të mirë të futbollistëve si Vinicius Jr’.

Gjithnjë e përditshmja ‘Sport’ e njohur si antagoniste e Realit të Madridit nënvizon: ‘Vetëm 7 muaj më parë, kur drejtonte Benfica, u ankua për ndihmat ndaj Realit të Madridit’.

Me fjalë të tjera ‘Special One’ është në syrin e ciklonit dhe ai që e rëndon më shumë këtë kuadër, janë fjalët e Kylian Mbappe që distancohet nga tema e arbitrave e aplikuar nga Mourinho dhe Reali i Madridit

‘Nuk kam folur kurrë për arbitrat-tha sulmuesi francez për të përditshmen AS-nuk do të nis tani ta bëj këtë. Mendoj për gjërat, por i mbaj për vete. Dhe nuk do të nis të flas tani. Arbitri është njeri, bën gabime por nuk dua të hyj në detaje. Të tjerët mund të flasin, por ajo që duhet të bëjmë më shumë është të punojmë dhe të kthehemi te fitoret’.

Kjo deklaratë e yllit të Los Blancos që nuk mbështet teorinë e klubit të tij, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të ndezë më shumë polemikat në Spanjë.