Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali.

Mësohet se kryetarit të Bashkisë i është aprovuar nga Prokuroria e Posaçme leja dhe momentalisht është duke udhëtuar drejt maternitetit Koço Gliozheni, ku do të vizitojë beben dhe bashkëshorten.

Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit 2025. Prokuroria e Posaçme ka ngritur një sërë akuzash ndaj tij, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.