Alarm në ujërat ndërkombëtare, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Në një tjetër incident që ka rritur tensionet, Danimarka ka denoncuar veprimet e një fregate ruse, e cila dyshohet se ka lëshuar dy raketa sinjalizuese në drejtim të një helikopteri ushtarak danez.

Ngjarjet e fundit vijnë në një kohë kur vendet e NATO-s në krahun verior dhe lindor të Europës kanë rritur nivelin e vigjilencës për shkak të aktivitetit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë.