Rektori Zejneli shpall kandidaturën për Rektor të UT-së, ado të mundësoj transparence dhe resurse të njejta edhe për kundëkandidatët

Universiteti i Tetovës ka hapur sot zyrtarisht konkursin për zgjedhjen e rektorit të ri për mandatin 2026–2029, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 13 prill 2026 shkruan Top24

I pari që ka dorëzuar kandidaturën është rektori aktual, Prof. Dr. Jusuf Zejenli. Përmes një videoje, ai u ka bërë thirrje profesorëve dhe anëtarëve të senatit që ta mbështesin me votën e tyre për të vazhduar drejtimin e universitetit.

Kjo video nga zyra e rektorit duket që paraqet një frigë dhe tendencë për të penguar konkurencën. Edhe me zgjedhjen e parë rektori Zejneli ishte akuzuar për mos transparencë dhe zgjedhje jomeritore, Tani nga kjo pozite Zejneli duket që po keqpërdorë resurset e Universitetit për promovim personal. Nuk dihet nëse rektori në detyrë Jusuf Zejneli do të mundësor kushte dhe resurse të barabarta edhe për kundërkandidatët e tij.

Sipas burimeve të Top24 në mesin e emrave që përfliten si kandidatë të mundshëm për këtë post janë edhe Prof. Dr. Fari Ramadani, Prof. Dr. Qenan Ferati dhe Prof. Dr. Kushtrim Ameti.