Egnatia nuk po mund të ngrejë kokë në Kategorinë Superiore. Skuadra rrogozhinase u befasua në shtëpi në ndeshjen e javës së 33 teksa u mposht nga Vora me rezultatin 2-0, duke pësuar humbjen e tretë radhazi.
Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 82 Egnatia arriti të rihapë llogaritë e ndeshjes teksa shkurtoi diferencën në 2-1 pas gjuajtjes së Ruçit me topin që u përplas te Bakajoko për të përfunduar në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit. Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më dhe sfida u mbyll me rezultatin 2-0 për Vorën që shkon në 35 pikë duke iu bashkuar Tiranës dhe Bylisit. Ndërsa Egnatia mbetet me 54 pikë në vendin e tretë të klasifikimit.


