Taulant Balla u shpreh sot në konferencë se do të marrë një vendim në konsultim me grupin parlamentar socialist në lidhje me mungesën e Elisa Spiropalit në seancën për Belinda Ballukun.
Ndërkohë në një reagim në Facebook, Spiropali i është përgjigjur Ballës, duke i kërkuar mbledhjen të grupit për një diskutim të plotë, nëse e gjykon si çështje që ka nevojë për konsultim.
Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr. Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut”, shkruan Spiropali.


