Në dokumentet e reja të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për çështjen Jeffrey Epstein shfaqet edhe emri i presidentit francez Emmanuel Macron.
Në disa email-e dhe shkëmbime mesazhesh, vetë Epstein pretendon se Emmanuel Macron i kishte kërkuar këshilla për çështje që lidhen me institucionet, politikat dhe shkencën.
Në dokumente të tjera flitet edhe për një drekë në Pallatin Elysee në vitin 2016, kur Macron ishte ministër i Ekonomisë, si dhe një takim i përmendur në një komunikim tjetër privat.
Deri më tani, Presidenca Franceze nuk ka reaguar zyrtarisht për këto të dhëna të publikuara nga dosja Epstein.
Ky i fundit u gjet i vdekur në burg në vitin 2019, ndërsa ndaj tij kishte akuza për pedofili.


