Osmani me premtim të madh: Do të ndërtojmë Qendër ditore për fëmijët me autizëm

Kandidati i AKI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani ka premtua Qendër ditore për fëmijët me autizëm, njofton Top24
“Sot u takova me prindërit e fëmijëve me autizëm dhe me aftësi të kufizuara, si dhe me organizatat që i mbështesin ata.
I dëgjova me vëmendje, me zemër të hapur, dhe sot bëmë një marrëveshje të përbashkët:
📍Komuna e Çairit do të themelojë një qendër ditore për qëndrim për këta fëmijë,
👩‍⚕️ do të ofrojë qasje të lirë tek specialistët, defektolog, logoped.
💚 dhe do të krijojë një fond komunal të posaçëm për të mbështetur nevojat e tyre.
Këta fëmijë nuk kanë nevojë për mëshirë, kanë nevojë për mundësi, kujdes dhe dashuri.
Çairi që po ndërtojmë do të jetë për të gjithë, pa përjashtim.”, shkruan Osmani.