Dy influencera kanë shpëtuar mrekullisht nga një aksident teksa ata po hanin në një restorant në Teksas. Dyshja ndodheshin në një restorant dhe po xhironin një video teksa shijonin ushqimin e tyre. Fatmirësisht nuk ishte kafshata e tyre e fundit pasi menjëherë sapo nisin të hanë një makinë fluturon brenda në lokal duke thyer xhamin dhe përplasur tavolinën e tyre.
Nina Santiago postoi pamjet e këtij incidenti të cilat u bënë virale në rrjet. Patrick Blackwood së bashku më Santiago shpëtuan pa dëmë serioze ndërsa nga pamjet duken teksa largohen nga karriget e tyre të mbuluar me copa xhami.
Restoranti ripostoi videon në Instagram Stories, duke shkruar: “Ishte një fundjavë e çmendur në Cuvée’s. Thjesht falënderojmë Zotin që të gjithë jemi të sigurt!”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.


