Automjetet dhe pajisjet speciale të zjarrfikësve, të cilat do të mbërrijnë sot në Berovë, së bashku me 50 zjarrfikës profesionistë nga Sllovenia, do të vendosen në stadiumin “Dimitar Berovski” si qendër logjistike me të gjitha burimet në dispozicion. Prandaj, stadiumi do të jetë i mbyllur përkohësisht për publikun, informoi Komuna e Berovës.
Ata do të jenë pjesë e përpjekjeve të koordinuara për të shuar zjarrin në “Goten”, i cili mbetet aktiv dhe i vështirë për t’u aksesuar.
Kjo nuk është hera e parë që Sllovenia ka dërguar mbështetje. Në vitin 2021, zjarrfikësit sllovenë dhe austriakë morën pjesë aktive në shuarjen e zjarreve në rajonin e “Maleshevjes”, duke treguar solidaritet dhe partneritet të vazhdueshëm me Maqedoninë.


