Kryetari i tanishëm i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është pyetur për një video incizim të Adem Jasharit, për të cilën thuhet se ai e posedon një të tillë.
Ai shtoi se kanë qenë biseda për luftën, dhe nuk vendos ai për ti publikuar, por familja Jashari.
“Deri diten qe u vra, kam komuniku, me Lulzim Jasharin, por kur kom thirre une, kam fol me djalin e Adem Jasharit, edhe kurdo qe kem fol e kem incizu, per luften komunikim, familja Jashari vendosin a me qite a jo. Kemi fol per organizimin e luftes, dhe nuk jane ne interes per publikun, nuk eshte video, eshte audio incizim. Eshte shpifje me ta qite komen me i thy hunt”, tha Lladrovci në RTK.


