Aktivistja Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota po ndjek gjithçka që po ndodh

Aktivistja suedeze për klimën dhe mbrojtjen e mjedisit, Greta Thunberg, ka ardhur në Tiranë, ku i është bashkuar protestës duke shprehur mbështetjen e saj.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Thunberg thekson se qytetarët shqiptarë po ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre themelore, përfshirë të drejtën për të protestuar, ndërsa shprehet se bota po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri.

“Jemi aktualisht në Tiranë, Shqipëri, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë gjatë ‘Revolucionit Flamingo’. Populli shqiptar ka treguar se si mund të bëhet rezistencë kundër shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit fuqive imperialiste, si dhe kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit. Dhe e gjithë kjo, thjesht duke ushtruar të drejtat dhe liritë e tyre themelore, përfshirë të drejtën për të protestuar. Protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me ‘Revolucionin Flamingo’ dhe po ndjek me vëmendje gjithçka që po ndodh”, shprehet ajo.