Buxheti 10 miliardë euro më i madhi në historinë e Shqipërisë, Kuvendi e miratoi në parim

Pas 14 orësh diskutimesh me 9 vota më shumë seç duheshin, shumica socialiste bashkë me votat e deputetëve të Tom Doshit miratuan në parim projekt-buxhetin e qeverisë për 2027-tën.

Ky projekt buxhet mori 24 vota kundër nga opozita. Mungoi në votim ish-kryetarja socialiste e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila pasditen e djeshme ishte në seancën plenare.

Ligji për strehimin social u miratua me 79 vota pro, 1 abstenim atë demokrates Greta Bardeli dhe 25 kundër.

Përpara votimit salla plenare u zhyt për pak sekonda në errësirë pas ndërprerjes së energjisë elektrike incident i cili u përdor nga deputetët e opozitës, të cilët në kor i kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.

Gjatë diskutimeve socialistët ngulmuan se ky projekt buxhet prej 10 miliard euro, adreson më së miri uljen e kostos së jetesës për qytetarët.

Pas këtij miratimi në parim projekt buxheti rikthehet në komisionet parlamentare për tu diskutuar nen për nen.