Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka akuzuar BDI-në se po ndërhynë në subjektet tjera për ti përçarë, madje në postimin e tij ai pranon se BDI-ja kishte ndikuar edhe në ndarjen e tyre me Lëvizjen Besa në vitin 2018 kur Ibrahimi ishte protagonisti kryesor që aso kohe theksonte senuk e gjenë dot kryetarin Bilall Kasami që të jep dorëheqje si nënkryetar i partisë, shkruan Top24
“Në vitin 2018, ish nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi në dorëheqjen e tij kishte dërguar porosi ish kryetarit të tij se askush në Besë nuk është i pazëvendësueshëm dhe se mbetet jashtë garës për kryetar të Lëvizjes Besa.”
Më 2018 këtë sulm e pësoi Besa, më 2022 edhe AlternAtivA, ndërsa më 2024 dhe 2025 këtë po e vuan Aleanca për Shqiptarët.





