LSDM akuzon se me pagesat e fundit të subvencioneve për klubet sportive nga Ministria e Sportit, futbolli është gjunjëzuar, ndërsa korrupsioni në sport është ngritur deri në qiell.
Pançe Milevski nga kjo parti pyet se sipas cilit sistem klube të njohura futbolli nga liga e parë dhe e dytë kanë marrë ZERO denarë, ose shuma të vogla, ndërsa klube të ligës së tretë kanë marrë miliona dhe shuma më të mëdha se ato të klubeve të ligës së parë dhe të dytë?
Ai kërkoi qe të publikohen të gjitha pagesat ndaj klubeve sportive nga të gjitha llogaritë e ministrisë, pasi sic shtoi, sistemi i VMRO-së për shpërndarjen e parave për sport është i qartë dhe se ai quhet “Fletorja partiake e Mickos”. Milevski kërkoi dorëheqjen e Borko Ristovskit.
Prandaj, ministër, duhet të jepni dorëheqje. LSDM ka të dhëna për të gjitha pagesat tuaja dhe ato do t’i dorëzojë në Prokurorinë Themelore Publike dhe te Komisioni Shtetëror për Luftën kundër Korrupsionit”, tha Pançe Milevski nga LSDM.


