“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama poston videon e parashutistëve me dy flamujt

Kryeministri shqiptar, Edi Rama për nder të festës së 28 Nëntorit. ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihen dy parashutistë me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar.

Siç është bërë traditë, flamuri u ngrit edhe këtë 112 vjetor në Vlorë.

Të pranishëm në ceremoni ishin presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa nga Kosova ishte edhe kryeministri Albin Kurti.