Një tërmet 5.5 shkallë i Rihterit e ka goditur provincën jugore të Turqisë, Adana në mëngjesin e së martës, sipas Qendrës për monitorim të tërmeteve Kandilli.
Qendra ka thënë se tërmeti është regjistruar në orën 8:44 të mëngjesit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Kozan, rreth 64 kilometra nga qyteti i Adanas.
Autoritetet nuk kanë raportuar për të plagosur apo shtëpi të dëmtuara.
Vetëm në Turqi kanë vdekur më shumë se 50.000 persona dhe dhjetëra mijëra ndërtesa janë shkatërruar.
Orhan Tatar, udhëheqës i Departamentit për reduktim të rrezikut në Autoritetin për Menaxhim të Katastrofave, i ka bërë thirrje publikut që të qëndrojë larg ndërtesave të dëmtuara.


