“Këtu po, ka disa gropa, përndryshe nga ura e andej është më mirë… Do të duhej edhe kjo të përmirësohet. ”
“Deri te ura se andej është e rregulluar, prej te ura e këtej nuk bën. Pastaj edhe këto këndej nuk bëjnë rrugët. Ja edhe këtej këto rrugicat, edhe këto i kanë mat njëherë, nuk i kanë shikuar, duhet edhe këndej të rregullohen”.
“Ajo është e komunës së Gazibabës, ajo nuk vjen me ndreq mbet ashtu, a këndej është mirë deri në Kumanovë. ”
Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” premtojnë se rehabilitimi i kësaj pjese planifikohet për vitin 2023.
“Kur bëhet fjalë për rrugën regjionale nga Hasanbegu për në Haraçinë, duhet të potencojmë se ajo rrugë regjionale vazhdon deri në Likovë dhe lidhet me Kumanovën dhe aty ne kemi bërë disa pjesë rehabilitimi deri tash…Në planin për vitin e ardhshëm e kemi këtë pjesë tjetër, se është e pamundur të gjitha rrugët menjëherë të bëjmë rehabilitim…”, deklaroi Ejup Rrustemi, NP “Rrugët shtetërore”.
Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, tha se kjo rrugë shtrihet në territorin e komunës së Gazibabës dhe përgjegjësia duhet të kërkohet atje, por ai u shpreh i gatshëm për bashkëpunim ndërkomunal, pasi siç tha, rreth 15 mijë banorë të komunës që drejton ai, këtë rrugë e frekuentojnë çdo ditë.
“Duhet ta theksoj këtu se kam pas një takim me kryetarin e komunës së Gazibabës dhe e kam shpreh këtë shqetësim, pasi ajo rrugë siç thash lidh qytetin, lidh komunën e Likovës por lidh edhe 15 mijë banorë ku shpeshherë kemi incidente, madje edhe me pasoja fatale”, tha Ridvan Ibrahimi, kryetar i Haraçinës.
Komuna e Gazibabës nuk morëm përgjigje nëse do të bashkëpunojnë për rindërtimin e kësaj rruge.