
Klubi i karatesë Fati nga Tetova sot arijti në qytetin e Samoborit- Kroaci ku i njejti organizon turneun e 32 tradiciinal të karatesë GRAND PRIX CROATIA 2024 një ndër më masovikët në europë, shkruan Top24.
“Klubi jon do të merr pjesë me 5 garues të gjithë në disciplinën lufta-kumite individuale ku të shtunën do të garojë Driton Halimi -67 kg senior dhe Erdona Ziberi në kategorinë U21 -68 kg. Ndërsa të diellën do të garojnë të rinjtë Isa Elmazi kadet -57 kg, i cili një muaj më parë fitoj vendin e dytë në Veneci të Italisë në një garë ku më të mirët e botës marin pjesë, Aldin Abazi -52 kg dhe Andi Ziberi kadet +70 kg.” shprehet trajneri Arlind Huseini.
Husenini më tej shton “Jam i mendimit që do të jetë një garë e fuqishme me konkurencë boll të mirë dhe një test i fundit para kampionatit europian në Tibilisi te Gjirgjisë. Në këtë aktivitet do të garojnë 1500 garues nga 233 ekipe nga gjithë europa. Uroj suksese të gjithë pjesemarësve dhe suksese” tha Husini trakner i klubit të karatesë Fati.Top24



