BotaLajme

14 vrarë në Belgorod të Rusisë e njëqind të plagosur

14 persona janë vrarë, në mesin e tyre 2 fëmijë, ndërsa më tepër se 100 janë plagosur në qytetin Belgorod të Rusisë që ndodhet jo shumë larg kufirit me Ukrainën. Ukraina ka pranuar se qëndron prapa sulmeve, ndërsa Rusia ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ministria për Emergjenca e Rusisë ka njoftuar për vdekjen e 14 personave, përfshirë dy fëmijë, ndërsa plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve nga një sulm në qytetin Belgorod. Sipas zyrtarëve rusë, në mesin e të lënduarve janë 17 fëmijë. Zyrtarët rusë kanë thënë se Ukraina ka kryer një sërë sulmesh ajrore në jug-perëndim të Rusisë gjatë 24 orëve të fundit.

Një burim brenda forcave të sigurisë së Ukrainës e ka pranuar se forcat ukrainase qëndrojnë prapa sulmit në Belgodrod. Ky është sulmi më vdekjeprurës në Rusi në pothuajse 2 vjet lufte.

Ka reaguar ministria e Mbrojtjes e Rusisë e cila ka thënë se sulmet janë kryer me raketa ukrainase Olkha dhe ato çeke të quajtura Vampire. Qyteti rus Belgorod ndodhet rreth 30 km larg kufirit me Ukrainën.

Mediet ukrainase, duke cituar burime nga inteligjenca, kanë thënë të jenë përdorur më shumë se 70 dronë për sulmet në Rusi ndërsa në shënjestër kishin vetëm caqe ushtarake. Një media ukrainase ka thënë se Kievi ka vënë në shënjestër vetëm caqe ushtarake por, për shkak të veprimeve joprofesionale të mbrojtjes ruse, fragmente të municioneve kanë rënë në qendrën e qytetit Belgorod.

Po sipas këtyre raporteve, një grup i dronëve me sukses kanë sulmuar një fabrikë të pajisjeve  elektronike në Bryanks e cila prodhon pajisje ushtarake si raketa me rreze të gjatë veprimi dhe sisteme kundërajrore.

Sulmet e sotme të Ukrainës pasojnë pas sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në gjithë Ukrainën ku u vranë 39 persona. Në sulmin e djeshëm janë goditur që nga kryeqyteti Kiev dhe qytete tjera në gjithë Ukrainën.

Mësohet se për shkak të ngjarjes në Belgorod, Rusia ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Zëdhënësja e Kremlinit, Maria Zakharova, ka thënë se SHBA-ja dhe Britaniajanë fajtore për sulmin terrorist në Belgorod sepse këto po e nxitin Kievin të kryejë veprimet terroriste. Përgjegjëse për këtë sulm, ajo ka thënë se janë edhe vendet e BE-së pasi ato po e furnizojnë Ukrainën me armatim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close