LajmeMaqedoniTopLajm

13 vdekje të reja nga Covid-19 sot në RMV

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.972 testime, ndërsa janë regjistruar 582 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë janë regjistruar 374 pacientë të shëruar, përcjell Insajderi.

Si pasojë e Covid-19 jetën e kanë humbur 13 persona, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj.

Deri më tani janë bërë 521.692 testime për Covid-19. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close